Prania e 360 mijë terroristëve të huaj në Siri

08.08.2016 20:37:28

Sipas një raporti të një Qendrës studimore në Gjermani, nga viti 2011 dhe me fillimin e krizës në Siri e deri më tani, 360 mijë forca të huaja kanë hyrë në Siri për t’ju bashkuar grupeve terroriste në Siri.

Sipas agjencisë së lajmeve “Irina”, Qendra studimore gjermane ‘Veril’ ka njoftuar se këto statistika përfshinë burrat dhe gratë të cilët në mënyrë direkte u janë bashkuar luftës në Siri ose për të kryer shërbime mjekësore, infermierie dhe xhihad seksual.

Sipas këtij raporti, aktualisht 90 mijë terroristë të huaj me shtetësi të ndryshme janë të pranishëm në grupin terrorist ISIS dhe Fronti Al Nusra. Në pesë vitet e fundit, 21500 persona me shtetësi amerikane dhe evropiane u janë bashkuar grupeve terroriste në Siri, ndërsa 8500 prej tyre janë kthyer në vendin e origjinës.