Prapaskena e efekteve pozitive të psikoterapisë

13.05.2021 11:03:48
Brikena Krasniqi Hoti
Mënyra se funksionon psikoterapia, shpeshherë është e padukshme dhe e pakapshme për shumë njerëz. Por, thelbi qëndron në atë së terapistët përdorin nevojën tonë njerëzore për lidhje, afërsi mirëkuptim dhe përkatësi – nevoja që janë themelore për mbijetesën dhe zhvillimin e njeriut.
Për shkak të natyrës sonë shoqërore dhe mënyrës se si punon truri ynë, ne mund të ndihmohemi dhe të shërohemi vetëm duke përjetuar një marrëdhënie të kujdesshme njerëzore.
Një ndryshim i madh i brendshëm ndodhë kur një person krijon një marrëdhënie te vërtetë e të besuar me terapistin, një një hapësirë terapeutike, ku zbulohet gjithçka nga vetja dhe prapë pranohesh dhe mbështetësh. Në këtë hapësirë, arrin të prekësh pjesë të reja të vetes, pjesë që dikur ndoshta janë mohuar apo shtrembëruar.
Aty fillonë të vlerësosh veten dhe përceptimet e tua dhe jo të mbivlerësosh përceptimet e të tjerëve. Respekti pozitiv i terapistit gradualisht transformohet në vetrespekt personal dhe zhvillohet një standard i ri i brendshëm, për veçorinë e marrëdhënies së vërtetë me të tjerët.
Të njohësh më mirë vetën, mund të ndodhë vetëm atëherë ku empatia është mjeti më i fuqishëm që përdoret. E kjo mund të ndodhë vetëm në një ambient të mirëfilltë psikoterapeutik.
Procesi i psikoterapisë mund të jetë një përvojë zgjimi, ku jeta fillon të jetohet më kuptimplotë.
Brikena Krasniqi Hoti