Presidenti Erdogan takohet me Joe Biden

21.09.2016 20:20:01

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.

Presidenti Erdoğan i ndodhur në New York në kuadër të takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka pritur në një takim në hotelin ku është akomoduar zv/presidentin amerikan, raporton Anadolu Agency.

Takimi i Erdoğan-Biden është zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat.