Presidenti i Senatit të SHBA-së uron Metën për zgjedhjen si President

07.05.2017 17:08:55

Presidenti i Senatit të Shteteve të Bashkuara, z. Orrin G. Hatch, ka uruar z. Ilir Meta me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në telegramin e urimit, z. Hatch vlerëson kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë për të siguruar stabilitetin në rajon, teksa shpreh besimin se së bashku me z. Meta do të avancohen objektivat e përbashkëta të dy kombeve tona.

Më poshtë teksti i plotë i letrës:

Shkëlqesisë së tij Ilir Meta

President i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë

I dashur President i zgjedhur:

Ju lutem pranoni urimet e mia të ngrohta për zgjedhjen tuaj. Dëshiroj t’ju uroj juve dhe popullit shqiptar suksese, ndërkohë që ju merrni Presidencën.

Ishte një kënaqësi e madhe t’iu takoja gjatë Inaugurimit të Presidentit Trump. Mua më pëlqeu thellësisht biseda jonë për reformën në drejtësi, trafikun e drogës dhe kauzën tonë të përbashkët për të mundur ISIS-in. Me të vërtetë, si një nga anëtarët më të rinj të NATO-s, unë e vlerësoj thellësisht kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë për të siguruar stabilitetin në Evropën jugore, për të luftuar terrorizmin në Irak dhe Afganistan, dhe për të këshilluar kombet që aspirojnë t’i bashkohen NATO-s.

Pres që të punoj me ju për të çuar përpara objektivat e përbashkëta të dy kombeve tona të mëdha. Edhe një herë urimet më të mira ndërkohë që ju merrni këtë detyrë të lartë.