Filmi ‘T’padashtun’ i regjisorit Kosovar Edon Rizvanolli do të hap zyrtarisht festivalin PriFest në mbrëmjen e 13 korrikut duke qenë njëherit dhe në konkurrencë zyrtare në programin kryesor garues, atë të filmave të Ballkanit.
Ky film, bashkëprodhim Kosovë-Holandë, vjen si Premierë Ndërkombëtare në PriFest, pas premierës botërore në Karlovy Vary Film Festival ku u shfaq mbrëmë duke hapur programin konkurrues “East of the West”.
“Jemi shumë të lumtur dhe krenar që do t’I sjellim publikut Kosovar një film Kosovar, dhe atë menjëherë pasi të jetë shfaqur në Karlovy Vary Film Festival. Na ka pëlqyer shumë filmi dhe kemi arritur marrëveshjen me regjisorin, që filmi të vij në Kosovë direkt pas premieres botërore. Kjo na bën shumë të lumtur sepse do t’i sjellim një përjetim të veçant publikut Kosovar. Ekipi i filmit do të jetë present gjatë premierës në PriFest, regjisori dhe aktorët tanë që kanë luajtur në këtë film, dhe filmi do të shfaqet në dy kinema njëkohësisht, në Teatër Kombëtar (salla kryesore) dhe në Kinema nën qiellin e hapur që do ta ngrisim mu në sheshin Zahir Pajaziti në pllato. Edhe pse kjo mbrëmje, si hapje solemne e festivalit, do të jetë me ftesa për të shprehur falenderim për sponsorët, partnerët dhe artistët tanë, megjithatë unë mendoj se cdokush që ka dëshirë të vij do të ketë mjaft hapsirë që të vinë d he t’a shijonë filmin (gratis) në pllato në sheshin Zahir Pajaziti ku vitin e kaluar në hapje ishin mbi 1500 veta. Sigurisht do të jetë një mbrëmje e veçantë sepse atë natë kinemaja do të flas shqip.” u shpreh Vjosa Berisha, drejtoreshë e PriFest.
T’padashtun shtjellon dramën rrënqethëse të një familjeje refugjate nga Kosova, e cila jeton në Holandë dhe ballafaqohet me një dashuri e cila zgjon shumë plagë të së kaluarës së afërt nga lufta në Kosovë. Regjia: Edon Rizvanolli. Në rolet kryesore: Adriana Matoshi, Jason de Ridder dhe Niki Verkaar
Programi i filmave të Ballkanit, Honey and Blood Program, do të sjell këtë vit gjithsej 10 filma – një premierë ndërkombëtare, një premiere regjionale dhe tetë të tjera premiera në Kosovë. Këta filma do të kenë shansin më të mire që të fitojnë ndonjë çmim pasi juria ndërkombëtare e këtij program do të ndajë plot pesë çmime
Gjeni më poshtë listën e plotë të filmave në këtë kategori:
1. UNWANTED, Kosovë, Premierë Regjionale
2. LOWDOWN, Mal i Zi, Premierë Regjionale
3. A COMEDY OF TEARS, Slloveni, Premierë Kosovare
4. AMOK, Maqedoni, Premierë Kosovare
5. EMBER, Turqi, Premierë Kosovare
6. GODLESS, Bullgari, Premierë Kosovare
7. GORAN, Kroaci, Premierë Kosovare
8. QUIT STARING AT MY PLATE, Kroaci, Premierë Kosovare
9. REQUIEM FOR MRS J, Serbi, Premierë Kosovare
10. SNOW, Turqi, Premierë Kosovare
Audienca e PriFest këtë vit nga data 13-20 Korrik, do të mund të shikojë filma në hapësirat e Teatrit Kombëtar (dy salla), Kinema nën qiellin e hapur te Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Kino ABC dhe në Kinemanë tjetër nën qiellin e hapur te Amfiteatri i Muzeut Kombëtar, derisa biletat do të kushtojnë 3€ dhe mund të blihen te biletorja e Teatrit Kombëtar dhe Kino ABC-së.