Prishtinë: Arrestohet i dehuri, fyen dhe sulmon policët në detyrë

27.07.2016 11:42:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet, i cili derisa ishte i dehur ka fyer dhe sulmuar policët që ishin në detyrë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi i njëjti në gjendje të dehur fillimisht nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë duke fyer verbalisht, e më pas i dyshuari e ka goditur njërin nga zyrtarët policorë”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.