Projekti perandorak i Moskës po kërcënon stabilitetin e Ballkanit

12.10.2016 10:17:32

Nga Stephen Blank

Dy vite e gjysmë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, shumë figura publike në SHBA dhe Evropë duken ende të paafta për të deshifruar motivet e Rusisë. Kohët e fundit, Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov i tha një gazete boshnjake se gatishmëria e NATO-s për të zgjeruar anëtarësinë me Malin e Zi dhe mirëpritur Bosnjen dhe Maqedoninë, nuk ishte vetëm një gabim, por edhe një provokim. Gjatë një takimi të kohëve të fundit, një figurë politike e BE-së tha se as nuk arrinte ta kuptonte përse Lavrovi dhe qeveria e tij mendonin në këtë mënyrë. Dhe nuk është i vetëm. Shumë njerëz në jetën publike duket se nuk janë në gjendje të rrokin motivet që nxisin sjelljen e Rusisë. Askush që mendon racionalisht, nuk mund të besojë se Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi kërcënojnë Rusinë ose interesat e saj jetike, apo se NATO mund të kërcënojë Rusinë. Parakalimi i tetë batalioneve për të mbrojtur aleatët e saj të vijës së parë në vitin 2017, zor se përbën provë të një kërcënimi. Megjithatë, për Rusinë, vetë-përcaktimi i këtyre politikave paraqet një kërcënim. Kjo ndodh për shkak se veprimet e Moskës në Ukrainë dhe në vende të tjera të Evropës, synojnë një objektiv të trefishtë. Shprehja e lashtë romake se perandori e ruante popullaritetin e tij, duke i dhënë popullit bukë dhe cirk, vlen edhe këtu. Objektivi i parë është ai i brendshëm pasi duke promovuar aventurat perandorake, Putini mban pushtetin. A venturizmi perandorak tani është parakusht për ruajtjen e sistemit të Putinit dhe në qoftëse i pari dëmtohet nga i dyti, ai ose duhet reformuar të cilat është e qartë që i refuzon – ose fundoset. Objektivi i dytë eshtë Ukraina dhe të gjitha shtetet e tjera post-sovjetike. Putini dhe rrethi i tij i ngushë e kanë bërë shpesh të qartë se ata besojnë që këto shtete nuk kanë sovranitet të vërtetë, dhe as nuk eshtë i denjë për t’u marrë në konsideratë, integriteti i tyre territorial. Por në qofë se Ukraina, nga e cila buron pretendimi i Moskes për të sunduar mbi të gjitha “Rusitë” mohon Moskën, legjitimiteti i Putinit si rivendosësi i perandorisë dhe statusit të saj të fuqise së madhe, ekspozohet në çast si i rremë. Idetë e vetëqeverisjes demokratike do të hyjnë në Rusi nëpërmjet suksesit të Ukrainës. Prandaj, projekti i Ukrainës pë!r reforma duhet të prishet, veçanërish për shkak se elita ruse e sheh Ukrainën si “Rusia e vogël”, e cila nuk ka biznes që të kërkojë pavarësi dhe nuk ka kapacitet përr qeverisje jashe Rusise. Objektivi i trete është integrimi europian. Historikisht, integrimi evropian ishte kercenimi me i madh i sigurise për Rusinë. Por integrimi nen Napoleonin, Hohenzollernët apo Hitlerin eshte një gjë. Integrimi demokratik në BE dhe NATO nuk kercenon askend, përveç autokratëve kleptokratë, te cilet nuk mund të kene sukses pa nxitur konflikt të përhershëm dhe lojëra perandorake. Prandaj, nese duam te kuptojme mënyren e të menduarit të Moskes, bëhet e qartë se Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia nuk mund të lejohen që të arrijnë vetëvendosjen dhe sigurinë e vet, permes integrimit evropian. Nje Evrope e ndarë në dy pole dhe sfera te influences nuk mund të arrijë “përfundimin” e deshiruar nga ana e BE-se dhe NA TO-s dhe duhet te mbahet ne menyre të perhershme ne nje gjendje konflikti. Në kete kuptim, per te cituar publicistin amerikan Randolph Bourne, lufta eshte shendeti i shtetit per Rusine. Prandaj, integrimi i Ballkanit eshte nje tjeter gozhde ne arkëmortin e projektit perandorak të Moskes, per shkak se ai riafirmon te drejten dhe aftesinë e njerezve te lire per te qeverisur veten e tyre dhe per te zgjedhur vete, nese duan apo jo qe te jene pjesë e nje projekti me te madh politik. Edhe integrimi i ketyre tre shteteve relativisht te parendesishem te Ballkanit, paraqet nje kercënim vdekjeprures per boteuptimin e vetëpërcaktuar te Rusise dhe vetëprojektimin e saj politik. Qe sistemi i Rusise dhe Putinit te jenë të sigurt, pjesa tjeter e Evrope nuk duhet te jete e sigurt dhe integrimi duhet te mbetet nje projekt i pezulluar e i paplote. Rusia e percakton sigurine e saj, si te papajtueshme me pjesen tjeter te Evropes dhe sovranitetin e saj, e sheh si me lart sesa ate të ish-anetareve te Paktit te Varshaves. Pak a shume si ne stanjacionin e epokes se Brezhnjevit, doktrina “Brezhnjev” e sovranitetit te zvogëluar apo cunguar, mbetet e gjalle ne politiken ruse. Pra, nuk është për t’u habitur që Sekretari i shtypit i Putinit, Dmitry Peskov, tha se Brezhnjevi nuk eshte nje minus per ne. Vetëm kur politikanët evropianë të kuptojnë këndvështrimin rus per boten, si edhe forcat qe motivojne politikat e saj, do te pushojne se marri per të mireqene se kemi interesa te perbashketa, apo qe problemet qe kemi ne dhe Rusia, do te gjejne nje menyre per t’u zgjidhur. Bashkejetesa paqesore eshte me e shumta qe mund te arrihet dhe ajo u nderpre per shkak te agresionit sovjetik. Nese lideret evropiane insistojne ne dialog me Rusine thjesht sepse ajo eshte nje vend fqinj, ata nuk do te shkojne asgjekundi. Per fat te keq per Mosken, dialogu qe pretendon se kerkon me Perendimin nuk ka baze ne fakt, perderisa Rusia mohon parimet themelore qe mbajne gjalle Perendimin dhe qe tani perfshijne shume vende te Evropes Lindore. Sa kohe qe Moska e sheh demokracine si nje rrezik “vdekjeprures”, dialogu i sinqerte, perkunder atij qe diplomatet e quajne nje shkembim pikepamjesh, jo vetem eshte i pagjasë, por edhe i pamundur.

Autori është opinionist dhe studiues në Keshillin Amerikan të Politikës së Jashtme