Propozohet dënimi me burgim për të miturin nga Gjilani për “Vrasje të rëndë”

28.09.2018 16:56:27

Departamenti për të mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka parashtruar Propozimin për dënim – burgim për të mitur, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të miturit A.N., për shkak të veprës penale ‘’Vrasje e rëndë’’.

Prokuroria njofton se, në muajin gusht 2018, në fshatin Verbicë të Zhegovcit, komuna e Gjilanit, pas një mosmarrëveshje verbale, në mes të dyshuarit B.N. – prind i të miturit dhe viktimës – të ndjerit A.N., ka ndërhyrë i mituri A.N, i cili me pushkë të gjuetisë ka shtënë dy herë në drejtim të viktimës, me ç’rast të njëjtin e ka privuar nga jeta.

Në këtë mënyrë, i mituri ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, nga neni 179 paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, Departamenti për të mitur, i kësaj Prokurorie i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, gjyqtarit për të mitur, që të njëjtit t’i shqiptojë dënim me burgim për të mitur, pasi që me masa tjera edukative nuk do të arrihej efekti i duhur në rehabilitimin e tij, që në të ardhmen mos të kryej vepra tjera penale