PTK – “Devolli”, çka fshihet mbrapa?

22.12.2016 12:22:06

Nga Rexhep Kastrati

Jarani i Kadri Veselit, në stilin e një qatipi iu drejtua dje kryeprokrurit për rastin e dënimit të PTK-së nga Arbitrazhi, sipas të cilit kjo kompani publike detyrohet t’ia paguajë 30 milionë euro kompanisë private “Devolli” për mosrealizim të plotë të kontratës. Kompania “Devolli” është pronare e një operatori virtual “Z-Mobile” që shfrytëzonte kodin e Monakos, që e ka në shfrytëzim kompania publike “Vala”. Natyrisht se është shumë e vërtetë se probelmi duhet të hetohet që në zanafillë, pra që në historinë e negociatave që kompania publike dhe kompania private kanë zhvilluar për të formuluar kontratën, baza ligjore dhe institucionale që ka shërbyer për këtë dhe përgjegjësitë e palëve lidhur me kontratë, por po ashtu, duhet të kihet parasysh fakti se PTK është shoqëruar me probleme të shumta edhe të natyrës së statusit të saj, e deri të tentativat për privatizimin e saj. Me këtë dua të them se trajtimi i PTK-së nga qeveritë e mëparshme ka qenë jo vetëm klientelist, por edhe shpërdorues. Kjo është vërejtur që nga punësimet klineteliste e deri te mundësia që fonde të PTK-së të kenë shkuar për lloagri të partive të ndryshme, e më konkretisht të PDK-së për fushata zgjedhore. Dhe ajo që duhet të hetohet ka të bëjë me mundësinë që të ketë ndërhyrë politika që kjo kontratë të arrihet. Dhe koha kur është nënshkruar ajo kontratë është kohë e prontopolitikës, e cila është mbështetur, dhe është avokuar medietikisht edhe nga jaranë të Kadri Veselit, edhe nga të tjerë që sot bëjnë gjëmën. Në PTK kanë hyrë e kanë dalë matrapazë, ka nga ata që janë bërë edhe funksionarë partish, por ka edhe të tillë që kanë hyrë qobanë  ekanë dalë doktorë shkencash, gjithnjë mbi bazën e shpërdorimit të statusit të kompanisë publike dhe të afarizmit të saj. Dhe tashmë jo vetëm ajo kompani, por edhe Kosova paguan pasojat e matrapazllëqeve dhe dallavereve që janë bërë më parë. Dhe, siç është paralajmëruar, do të ketë edhe dënime të tjera të këtilla. Dhe në gjithë këto lajëra të ndyra që janë luajtur kur edhe jarani i Kadri Veselit ishte bashkë, kur edhe menaxhmenti i PTK-së ishte bashkë, kur edhe fatmir Limaj ishte bashkë, edhe gjithë të tjerët e prontopolitikës ishin bashkë. Por bashkë ishte edhe “Devolli”. Pra, ishin bashkë të gjithë aktorët dhe faktorët e prontopolitikës dhe të faqes së zezë. Natyrisht se edhe përfitimet i kanë pasur bashkë. Në këtë kontekst, a ka financuar dhe sa ka financuar kompania “Devolli” fushatën e PDK-së? Kush ka mbështetur rritën e kësaj kompanie? Kush ka përfituar nga kjo kompani? Dhe pse tash dalin dallaveret që janë bërë më parë? A lidhen të gjitha këto me rialitetitin që mund të ketë “Devolli” me kompaninë e Ruzhdi Kadriut, përkatësisht të Margarita kadriut lidhur me terminale të ndryshme? Për më tepër, a janë të gjitha këto edhe pasojë e rivaliteteve të brendshme brenda PDK-së, përkatësisht të klaneve brenda saj? Pra, çështja e dënimit të PTK-së nga Arbitrazhi nuk është vetëm çështje juridiko-ligjore, por është më tepër se kaq. Alarmi që ka dhënë drejtori aktual, Agron Mustafa për mundësinë e falimentimit të PTK-së, po ashtu shtron edhe nevojën për hetimin e ndonjë ndikimi tjetër, që ka për synim ta bëjë kurban këtë kompani publike edhe për dallavere të ndryshme ndrëkombëtare, por edhe për privatizimin e saj, përkatësisht të pjesës së telefonisë mobile. Në këtë mënyrë, çdo ditë e më shumë po bëhen të qarta zezëditat që ia kanë punuar Kosovës, kompanive publike dhe interesave të saj pjesëtarët e linjës së Tiranës/Kretës, shtabi i milionerëve dhe përfituesit tjerë politikë, medietikë dhe të tjerë.