Njeriu më i kërkuar në Gjermani, duke u shëtitur në mes të Berlinit? (Video)

22.12.2016 12:46:52

Videoja zgjat vetëm shtatë sekonda. Një djalë i ri në një xhaketë të zezë dhe me flokë të shkurta të zeza, relaksohet mbi një urë të Berlinit.

Siç shkruajnë mediat gjermane, ky thuhet të jetë njeriu për momentin më i kërkuar në Berlin.

Bëhet fjalë për Anis Amri, njeriun i cili dyshohet se kreu sulmin me kamion, ditë më parë në një treg Krishtlindjes në kryeqytetin gjerman, nga i cili sulm vdiqën 12 veta dhe u lënduan shumë të tjerë.

Videoja e postuar në rrjetet sociale thuhet se ishte bërë më 26 shtator.

Prokurori i Përgjithshëm i Berlinit ka ofruar një shpërblim prej deri në 100 mijë eurosh për informacionin që shpie në arrestimin e tunizianit 24-vjeçar.