Publikohen pamje nga aksidenti në Veternik ku dyshohet se vetura ka goditur dy fëmijë

03.05.2021 12:50:08

Janë publikuar pamje nga aksidenti që ndodhi sot në Veternik të Prishtinës, ku dyshohet se një veturë ka goditur dy fëmijë.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të konfirmuar lajmin, por policia nuk ka dhënë ende detaje rreth rastit.

Në pamjet e publikuara në vendin e ngjarjes shihen edhe zyrtarët e policor, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e fëmijëve që dyshohet se janë goditur nga vetura.

Aksidenti ka shkaktuar edhe kolona të gjata, pasi që policia e ka bllokuar rrugën.