Publikohet fotoja e autorit të sulmit në Berlin, dy orë para ekzekutimit

27.12.2016 18:26:12

Policia Italiane ka publikuar një foto të Anis Amri, terroristit nga Tunizia i cili u vra në Milano.

Fotoja është shkrepur në orën 00:58 të 23 dhjetorit, ndërsa rreth dy orë më von ai u ekzekutua në sheshinn San Giovanni.

Mediat italiane duke u nisur nga hetimet e deritanishme shkruajnë se autori i sulmit në Berlin ku humbën jetën 12 persona kishte bërë një ndalesë në stacionin Bardonecchia, në Torinese. Pas kësaj ai arriti në stacionin qendror të Milanos.

Në këtë zonë ka me qindra persona të cilët në këto ditë festash qarkullojnë, transmeton oranews. Ata thonë se “është shumë mahnitëse  sesi vrasësi ka arritur deri këtu. Kontrollet janë të forta, por diçka e keqe ndodh gjithmonë”.