Ja pse “ftesa” e Haradinajt për pjesëmarrje në inaugurimin e Trumpit është mashtrim

27.12.2016 18:17:05

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj mund të mos ndjehet mirë sot, jo për shkak që ai vetë ka bërë diçka, por për shkak të mashtrimit që dikush rreth tij, ose ndonjë media e caktuar i ka bërë kinse ka marrë ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trumpit president.

Lajmi.net ka raportuar sot më herët gjatë ditës së një ftesë e publikuar në media nuk është ajo për të cilën mund të jetë gëzuar Haradinaj, por është thjesht një ftesë nga një kompani lokale që merret me organizim të eventeve para dhe pas inaugurimit të presidentit amerikan.

Për të shkuar përtej mashtrimit që sot ju bë Haradinajt, lajmi.net sjellë në detaje mënyrën se si ftohen ose jo liderët e partive në inaugurimin e presidentit të vendit më të fuqishëm në botë.

Para se t’ju sjellim detajisht sqarimet, duhet theksuar se ftesë për pjesëmarrje në inaugurimin e Trumpit më 20 janar ka vetëm ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ftesa, fillimisht nuk duket që është ftese për ngjarjen e inaugurimit të Presidentit Trump.  Duhet të merren parasysh disa gjëra:

  1. Right Voter (kompania që i ka dërguar ftesë Haradinajt kinse për pjesëmarrje në inaugurimin e Trumpit) është kompani konsulente që jep këshilla profesionale për fushata zgjedhore, dhe një nga konsulentët/partneret është Andrew Boucher (Nënshkruesi i ftesës për Haradinajn). Nuk ka asnjë informatë që kjo kompani është angazhuar nga Shtëpia e Bardhë për të bërë inaugurimin… Do të ishte shumë e çuditshme sikur këta të ishin organizatorët, sepse normalisht inaugurimi bëhet nga ekipi i Shtëpisë së Bardhë/Presidentit në ardhje.
  1. Vet ftesa thotë se është për “ngjarje përreth inaugurimit”, që nënkupton se nuk bëhet fjalë për ngjarjen e inaugurimit, mirëpo për evenimente të shumta që mbahen gjatë asaj jave në Uashington, DC dhe gjetiu.
  1. Edhe sikur të ishte ftesë për inaugurim, gjasat janë që Right Voter ka siguruar ftesa nga organizatori (kompensim për shërbime qe i kanë dhënë më herët, gjatë fushatës, etj.), dhe tani këto ftesa i shesin ose ua japin klientëve të tyre. Mirëpo, këtu nuk ka indikacion që bëhet fjalë për ftesë për inaugurim, por për organizime të ndryshme që festojnë inaugurimin, por nuk janë inaugurimi vetë, dhe janë mundësi për lidhje dhe bashkëpunim me pale të interesit në DC.
  1. Ftesa nuk ka as logo të presidentit, Shtëpisë së Bardhe apo komisionit inaugurues të presidentit. Diçka duhet të ketë që e dëshmon se është ftesë zyrtare për funksion zyrtar dhe diplomatik.