Qerim Gashi i Vermicës, burrë ”i heshtur” por i pathyeshëm dhe shumë i vendosur

06.04.2017 11:04:41

 

(Vazhdon nga numri i kaluar, Kujtime për një mësuese e dy (e tre) drejtorë)

Qerim Gashi, kush eshte ky burrë?

Për Qerim Gashin dua të flas shkurt. Nuk dua të shfrytëzoj kurrfarë literature e as të dhëna nga rrjetete sociale e interneti, përveç një fotografi të fshatit Vërmicë që e gjeta në faqen e Fshatit Vërmicë.

Dua të shkrua për Qerimin, qysh unë e njoh dhe qysh flitej nga profesorët tanë të kohës për Qerimin, si politikan e udheqës në vendet e punës më të ndieshme që kishte punua Qerim Gashi, siq ishte Komiteti Komunal e LK-së dhe ai Punëve të Brendshme në qytete të ndryshme të Kosovës, që ”pasuli zihej ka ni kokerr”, thuhej në popull, detyra këto që i kreu me NDER Qerimi.

Nuk di asgjë për jetën e Qerimit. Nuk di as kur ka lindur e as për prindërit e Qerimit. Thuhët se prindërit i ka pasur të varfër, pra ishte i një familje shumë e varfër por e ndershme.

Po kjo nuk është temë e interesimit tim.Ani pse Qerimi pat mundësi të pasurohej, si këta të tashit sepse kishte mundësi e pushtet më shumë e besa edhe forcë e autoritet sa krejt këta të sodit, pdk-ja, aak-ja, nisma, vetëvendosja, e ldk-ucat, liderët e tyre.

Qerimi, ishte drejtori i parë i Shkollës Fillore në Malishevë (nuk jam i sigurtë 100% ). e cila quhej ”Emin Duraku”.Edhe kjo shkollë fillore, sikurse edhe Komuna e Malishevës nuk patën patën fat të mirë. Më parë shkolla fillore ishte në Dragobil por kur u hap komuna, për herë të parë, fillimi i viteve të 1960-ta, edhe shkolla, e bashkë me te, dhe emërtimi, ”Emin Duraku”, nga katundi Dragobil, kaloi në Malishevë. Paralele të ndara të Malishevës ishin shkollat e fshatrave për rreth, shkolla katër klasëshe. Nuk kishte shkolla të plota tetëklasëse përveç në Banjë, Arllat, Carrallukë dhe në Kijevë. Edhe shkolla e Lubizhdës, aty ku unë isha nxënës e mësoja, ishte paralele e ndarë e shhkollës së Malishevës, me drejtor Qerim Gashin.

Pas Qerimit, Halil Alidema bëhet drejtor shkolle në Malishevë e kështu me radhë deri në vitin 1970/1971 kur edhe shkolla “migjeni” në Lubizhdë u ”pavarësua”, sikurse Kosova ”e hashimave”, sepse doli gjenerata e parë e nxënësve. Në gjeneratën e parë isha edhe unë, Jakup (Bali) Kastrati, ish kryetari i LDK-së dhe i Komunës së Malishevës, Dr. Fatmir Krasniqi, i ndjerë, i vrarë nga forcat policore e ushtarake më 1999 në Fushë Kosovë etj.

Këto shënime nuk duhët të mirren si të qind për qinta, kur flitet për hapjen e shkollave dhe të atyre që ishin, pasi që nuk kam shfrytëzua arkivat e shkollave e as të komunës së Malishevës. Flas ato që i di dhe ma merr mendja se nuk më tradhton kujtesa e as koha e gjatë.

Po edhe për këtë do të flas e shkruaj më vonë.

Po dua të shtoj se si gjeneratë e parë, shkolla ku unë mësoja, Në Lubizhdë, fshat fqinj me Turjakë, e qendër lokaliteti, kishte vetëm një paralete me afro 22 nxënës. Prej tyre ishin vetëm tri vajza: Sanije Zogaj, Lumnije Krasniqi dhe një nga Mirusha, Lema?.

Tjetër gjë që meriton të kujtohet e nuk duhët harruar për vitet 1960-1970 është se çdo 25 Maj, shkollat e rrethit të Llapushës, me qendër në Malishevë, të gjithë nxënësit me mësuesit dhe me parulla ”Rrnoft shoku Tito”, “Rrnoft 25 Maji”, “Rrnoft …. e rrnoft”!, shkonim në Malishevë, për ditëndjen e Titos.

Aty mbaheshin fjalime nga politikanët, organizoheshin lojëra në futboll, volejboll e hendboll. Ishin të detyruar edhe fshatarët më gra me ardhur në Malishevë…. Edhe nëse kishin punë, ato duhej lëne.

Por për ne fëmijëve, nxënësve të klasëve të ulta, deri në klasën e katërt ishte edhe gëzim i madh sepse shiheshim me të tjerët, nga shkollat e fshatrat tjera që nga Arllati, Kijeva, e deri te Sverrka e Gashit, Rahoveci, Banja, Bellenica e Bllaca etj.

Mblidhin lule e iu dërgonim mësuesve dhe gjatë gjithë rrugës shkonim në rresht duke kënduar këngë ”patriotike” e ”marshe” për partizanët e për Titon, Kardelin e … e me fotografitë e Titos, Kardelit e të Rankoviqit ecnim krenarë, rrugës së Jugosllavisë socialiste.

Ishte gëzim sepse nuk kishim gëzime tjera.

E tash po dal, përseri te Qerimi

QerimGashi si drejtor shkolle

Mjafton që ta shihnin Qerimin në rrugë mësuesit apo në oborr të shkollës ne tja “mathnin”. Ikin si prej ”dreqit”.. Ai ishte si Bukla kur iu hynë minjëve., por i përpiktë, i ndershëm dhe puntorë, ishta ai.

Kjo do të thotë se Qerimi dëshironte një shkollë ku do të ketë RREGULL, e jo ”diciplinë” e ”tutë”.

Kur rrihte zilja e shkollës, nuk guxonte as miza me u dëgjua në koridor të shkollës e në brendësi të saj e as në oborr..

Këtu duhetë thënë se Qerimi ishte i autoritetshëm. Ai nuk fliste, vetëm shikonte por shikimi i tij të ”vriste”.

Më vonë Qerimi bëhet Sekretar i Komitetit Komunal të LK-së në komunën e Malishevës (te Rahoveci).

Thuhët në popull se Qerimi e ”prishi” Komunën. Nëse është e vërtetë, ashtu siq thuhët, mirë ia ka bërë. Por këto janë vetëm spekulime, ”fjalë të qarrshisë”

Ishin vitet e egra, vitet 1962.1964 e në administratën e komunës së Malishevës pëveç serbobo-slavëve ishin edhe disa vegla apo më mirë me thënë, Masha të serbëve që e ndihmonin pa vetëdije e ia zgjatnin jetën sistemit jugosllav. Ata ishin pa asnjë ditë shkolle. Nuk dua ti them emrat e tyre, sepse disa nga ta, ende janë ”gjallë”.
Ajo anë i njeh dhe e din për kend është fjala.

Por Qerimi, më vonë u emërua Sekretar i Komitetit Komunal të LK-së në Klinë … e mandej e dërguan si Sekretar të Sekretariatit për Punë të Brendshme në Prizren.

Si e njoha unë Qerimin dhe si më ndihmoi mua QerimGashi e Halil Alidemën?

Qysh i iu muar Qerimi doganierëve, pa i pyet librat e Eqrem Qabejt dhe i solli vetë në Hotelin Bozhur?

Isha nxënës i klasës së katërt në Gjimnazin ”Luigj Gurakuqi” në Klinë, paraelja e ndarë në Kijevë, vitin shkollor 1974/75, si maturant, gjenerata e dytë.

Drejtor i gjimnazit ishte Frrok Gojani kurse përgjegjës në Kijevë, ishte Ismajl Gashi nga Kijeva, tash i vdekur, ndjesë paste!

Pasi na e mbyllën politikanët shqiptarë të Rahovecit gjimnazin në Malishevë, Hasan Sharku, Halil Bugari etj. gjenerata e parë, unë u detyrova që ti vazhdoj sttudimet në gjimnazin e Kijevës, jo nga dëshira por s`kisha mundësi tjera. Thjesht, nuk kishte para Baba Ukë.Isha i varfër por nuk jepesha.
Udhtimi në të dy drejtimet, Turjakë-Kijevë, ishte 5 orë të plota këmbë dhe pa bukë, plus koha e mësimit.

Në gjimnazin e Kijevës më pritën shumë mirë, nxënësit dhe mësuesit. Dua të them pa modesti, isha nxënësi më i mirë i shkollës në lëndët e Letërsisë dhe të Historisë.

Kisha lexua, ndoshta edhe më tepër se vetë mësuesit që na ligjeronin. Edhe këtë e them nga modestia por edhe kjo është e vërtetë.

Unë pata edhe një fat tjetër në Kijevë. Për mësues të Letërsisë e pata Tafil Kelmendin …një gjuhtarr i mirë, më vonë profesor fakulteti, por edhe nxënësit e tjerë ishin shumë të mirë.

Nuk e harroj Ismajl Krasniqin, Rifatin, Maliqin Fatmir Krasniqin, Hakiun, Qakën; Naxhinë por edhe Asllan Krasniqin, mësues historie, Xhaferin e Bali Malokun … Bedri Morinën e shumë e shumë të tjerë që do ti kujtoj, në kujtimet e mia të mëvonshme.

Unë me një grup të rinjësh kishim vendosur me shkua në Shqipëri e prej andej të këthehemi të ”armatosur” në Kosovë, sikurse hashimat, jakup krasniqat … e xhavit halitat me uçk-në e lpk-istëve, më 1997, 98 e 99 dhe me ushtrinë e tashme të pdk-së se hashimit.

Vendin dhe kohën me u takua me shokët ilegalë e lamë të Ura e Terzive (?) e Erenikut, ish kazermat e ushtrisë jugosllave, më 20 apo 22 tetor 1974. Pra isha maturant i gjimnazit në Kijevë, viti 1974.

Prej shokëve të klasës se do të shkoja ilegalishte në Shqipëri e dinte vetëm Ismajl Krasniqi, është gjallë nga Ceroviki e Rifati, ka vdekur dhe Bajram Selman Kastrati nga Damaneki, jeton në Prishtinë.

Unë dola dhe prita, prita e prita por ata nuk erdhën dhe unë u nisa i vetëm, sepse kështu edhe ishim marrë vesh. Edhe emrat e tyre nuk do ti tregoj për shkaqe krejt private.

Një natë përpara shkova Gjakovë. Fjeta te vëllai i madh, Baca Lah i cili jetonte në Gakovë që nga viti 1972. Shkova dhe i takova edhe Familjen e Qerkezëve, sepse kisha besim e dëshirë me i pa: (Ni)Mon Qerkezin, Halimin (I vrarë me të katër djemtë), Bashkimin, Kasemin … pra Familjen Qerkezi në Gjakovë, shkova te dugaja e tyre e rrobaqepësisë që ishte ballë për ballë me Teqen e Madhe dhe ish SPB-në e Gjakovës.

Mani e kuptoi se për ku jam nisur, edhe pse unë nuk i tregova qëllimin tim.

Pas një jave martohej vëllai im Ademi por ne ishim marrë vesh me shokë me shkua në Shqipëri dhe unë e mbajta fjalën por jo ata.

Binte shi e fryente erë e fortë por unë nuk ndalesha. Vazhdoja rrugën por edhe frigohesha se mos po më zënë në kufi ushtarët jugosllavë apo policia që shpesh shkonin me qen andej.

Kisha vendosur mos me u ndalur edhe nëse bije në pritë. Në gjep e kisha shkruajtur nje letër me emrin, emrin e babes dhe adresën që nëse vritem me e ditur kush jam. Nuk mora me vete kurrfarë karte identiteti.

Në Shqipëri, shkova por atje e gjeta ”dimër”. Pas një qëndrimi 30 ditësh, një puntor i Sigurimit erdhi e më tha:
Kastrati, ti je kuadër i fortë. Me urdhër të shokut Enver e të Partisë duhët të kthehesh në Kosovë e atje të punosh e të kontribuosh e të ….!
Dhe më kthyen për në Kosovë, në karrakollën e Qafë Prushit.
Ishte një ndërtesë e vogël që nuk ishte ”doganë legale” për ”turistë” por shërbente vetëm për kamionë me mallra, për Xehen e Kromit në Devë.

Në Kufi, në anën e Kosovës, më priti Zeqa një ish UDBASH nga SPB-ja e Gjakovës, bashkë me Laz Himën, doganier … Rrugës deri në Gjakovë, Zeqa më ra disa herë me grushta e pastaj më dërguan në SPB-në e Prizrenit. Po edhe unë nuk rrija rehat. Para hundëve të tyre pija duhan “Partizan” Shqiperie.

Në Prizren, në ndërtesën e policisë ku tash rrinë ulur Nexhmi Krasniqi më priti i famshmi Ramqe dhe Vesel Krasniqi i Vll. Drenovcit. Ramqe më rrehi at natë disa herë dhe përsëri policët me dërgonin në Qelitë e Policisë. Qeli. Ato ishin dhoma të vogla, një me dy metra. Ishin edhe WC-e. Aty nuk kishte nevojë për WC-e, nëse kishe nevojë, nuk kishe nevoje me thirrë policët.
Më lenin që të mërdhijë e pastaj më merrnin në pyetje. Më bënin presion e luftë psikologjike që të tregoj qëllimin e shkuärjes time në Shqipëri, k`thimit në Kosovë dhe ”amanetin” e porositë që më kishin dhënë Shqipëria e Enverit dhe mos kisha ndonjë grup apo organizatë që isha i rekrutuar.

Pak para mëngjesit, më dërguan në burgun e Prizrenit, që ishte i ngjitur me ndërtesën e SPB-së, aty ku është edhe sot.

Edhe në burg, një gardian i katundit Pataqanit, deri sa më mbylli në dhomën e burgut, mi dha disa flakaresha ftyrës e në krye.

Atherë ishte e ”lejueshme” me të rreh në Burg e në Hetuesi, agjentët e policisë e gardianët e burgut.
Tash nuk e di por e di që hashimi, sabit geci e disa të tjerë, hiç më keq nuk i kanë lënë të kidnapuarit e të burgosurit më 1998 e 1999.

Pasi ndejta edhe 30 ditë në Burg në Prizren, u ”lirova”.

Menxi që pritësha të shkoj në gjimnaz, në Kijevë.

Por G`zimi mu tha në buzë. Përgjegjesi i gjimnazit, Smajl Gashi më tha: jeni përjashtua dhe bëni mirë që mos të vini më në shkollë se i helmoni nxënësit me ide të Enver Hoxhës të Partisë së Punës!

Edhe Smajli, edhe pse u bëmë miq më vonë ka qenë shumë i shtirë dhe ka pas diciplinë në shkollë, si përgjegjës i gjimnazit.

Thuhët se nxënësit kur e kanë parë njëherë në TV-e, i kamë shymë cigaret ne qergë të burrave duke menduar se janë para Smajl Gashit. Kur ia thoja këto, Smajli quditej e ”knaqej tuj kesh”.

Pasi më thanë se nuk jam më nxënës, u ktheva te shtëpia e rash përmbys në odë dhe fillova të qajtë me zë! Babëgjyshi, Imer Seferi ishte gjallë dhe kur më pa i erdhi keq e më tha: Qou he buure e mos u ban i lig, si fmia! Shko rrihi profesort e hajde ruaj dhetë! Shqyr Zotit e i kemi 80 copa dhenë (dele) e 15 ballica (Buall-ica) e nuk kem nevojë ….!

Ishte fundi i dhjetorit 1974. Natë e Bajramit. Turjakë.

Të hënën e parë, pas Bajramit shkova në Klinë, te Qerim Gashi, sekertar i Komitetit Komunal të LK-së.

Komiteti Komunal i Lidhjës së Komunistëve ishte vendos në katin e dytë të shtëpisë së kulturës, ”Jehona e Dukagjinit” në Klinë.

Zyra e Qerimit kishte qenë e fundit, krahu i djathtë që dritarja shikonte në Lindje të qytetzës buzë Drinit t¨Bardhë.Nje¨pamje e panoramë mahnitëse.

U ngjita lartë dhe për fat, Zyra e Qerimit kishte qenë e hapur. Kur më pa Qerimi, edhe pse nuk më njihte më tha: Hynë!

U ula dhe ia tregova hallin en ia ”kajta dertin tim”. ”Më kanë përjashtua … nga shkolla …”! Pasi mi tregoj ”dy mesele” për Shqipërinë, Qerimi më tha: Shko e thuaj Smajl Gashit, më ka thënë Qerim Gashi: Në Qershor, (1975) me hy në provime private, pa pagesë. Sinanin, pranojeni në provime të klasëse së katërt dhe le të hynë me e mbrojte edhe temën e dipomës! Unë i thash: shoku sekretar, ma jep me shkrim se ndoshta nuk më beson Smajl Gashi! Shko e thuaj kështu, qysh të thash unë!

Kjo ishte krejt biseda e ime me Qerim Gashin, me të cilin kurrë nuk kam ndejtur.

Shumë herë kam mendua të shkruaj për Qerim Gashin por rasti i Halil Alidemës, të cilin e ka mnihmua dhe e ka mbrojtur Qerimi më shtyri të flas edhe unë, për ndihmën që ma ka bërë mua Qerimi e unë nuk ia kam harrua.

(Më vonë do të tregoj edhe një punë të ndershme e të guximshem që rrallë kush ka mund ta bëjë përveç Qerim Gashit.)

Në Qershor të vitit 1975, hyra në provime dhe diplomova me sukeses të shkëlqyeshëm por dhëndërri, Bali Maloku, kolegu i im i ardhshëm. Që erdhi pas Tafil Kelmendit, ma dha notën 3 (tresh) në gjuhë shqipe. Nuk e di pse ? Nxënësit, shokët e klasës, edhe ata u habitën e më thanë: se i kam ndihmua të tjerët e të tjerët në provime. Të tjerët më thanë se ishte një Klan: Xhafer Maloku, Baliu, Smajl Gashi dhe … Asllan Krasniqi, kundër ”të huajve” … Bedri Morinës, nga Loxha e Pejës, profesorit të filozofisë që mua më nderonte shumë …një tjetrit nga Belegu, mësues gjeografie etj.

Edhe këto mund të jenë vetëm spekulime.
….
Dhe erdha në Prishtinë për me i njoft burrat e burrave të shkencës së Albanalogjisë, Idriz Ajetin, Besim Bokshin, Murat Blakun, Hasan Mekulin, Gani lubotenin, Ali Hadrin, Anton Çettën etj. etj..
….
Po dal përsëri te Qerim Gashi dhe poe tregoj ngajrjen të cilën na e kallxoii profesori i Univerzitetit, dega e Letërsisë Shqipe, në Prishtinë, Gani Lubeteni, profesor i Teorisë së Letërsisë. Qe askush nuk kishte guxua ta bënte, përveç Qerimi Gashit.

Ishte viti 1977 apo 78. Univerziteti i Pishtinës vlonte. Dega e Letërsisë Shqipe dallohej nga të tjerar, si motra por aty ishte Qendra ku mësohej Shkenca Albanalogjike, Letërsia, Kultura, Tradita dhe Historia Shqiptare. Pra ishte e natyrshme që djemt më të të zgjedhur studjonin Letërsinë, gjuhën dhe Historinë Shqiptare për arësyet që i përmenda,

Në Fakultetini Folozofik, kishin ardhur nje grup profesorësh nga univerziteti i Tiranës, nga Shqipëria. Nuk më kujtohen tash kush ishin pasi që nuk na lanë me hy brenda me arsyetimin se nuk ka vend dhe ligjerata është për studentë të shkallës së tretë, puntorë shkencorë dhe profesorë të Univerzitetit.

Unë, me disa studentë të Letërsisë, Nuhi Syla, Muhamet Mahmutaj, Ismet Tahiraj, Shkurte Kuqi (Drita), Ali Lajqi, Haki Berisha, Rexhep Sadiku, Mustafë Aliu …. … e shumë të tjerë filluam të bëjmë zhurmë, nëpër koridorin e Katedrës sonë, Katedrës së Letërsisë. Dikush kishte lajmërua në Dekanat se studentët e Letërsisë po protestojnë brenda fakultetit.

Me të shpejtë ka ardhur Gani Lubeteni dhe nuk ka lut që të hyjme në një salle e të bisedojmë.

Ganiu ishte njeri i sjellshëm, i kulturuar dhe gëzonte një respekt e kishte autoritet te studentët.

Tash në detaje nuk më kujtohen se kush nga studentët kemi folur por fjalët e profesor Ganiut nuk i harroj.

A i filloj bisedën ngadalë e duke na shikuar neve, se si po reagojmë, e suhte ”intersimin” tonë që me të vërtetë harruam pse kishim hyrë aty. Pra na ”mashroi” me sjellje të mirë e gjuhë të butë

Dhe e filloi dalë nga dalë ”… Erdhi profesor Eqrem Qabej në Prishtinë. Mua më caktuan ta shoqëroj profesorin, taha Ganiu dhe pasi shkuam në Hotelin Bozhur, profesori Qabej më tha: Gani, mi kanë ndalut të gjitha librat në Doganë, në kufirin e atheshëm Jugosllavi-Shqipëri, në Vërmicë të Zhurit. Kam pasur disa libra që sa kanë dalur nga botimi dhe kisha mendua tu jap kolegëve të mi …. më tha profesor Qabej ….” përfundoi Gani Luboteni.

Unë, vazhdoi më pas Gani Luboteni, kërkova falje nga profesor Qabej dhe delegacioni që Ai i printe dhe u largova me të shpejt nga vendi ku ishim të ulut me delegacionin e profesorëve nga Shqipëria.

E thirra në telefon Qerim Gashin dhe i tregova ato që më tregoi profesori i madh, profesor Qabej, më i madhi i më të mëdhenjëve dhe i të gjitha koharave. Qerimi s`kishte kurrfarë dyshimi se çka i kishte thënë profesor Qabej Ganiut. Qerimi ishte Sekretar i Sekretaritatit për Punëve të Brendshme në Prizren. Ai ”kthjel e vranë” në Prizren, thuhej në popull.

Qerimi kishte qenë student i profesor Ganiut prandaj nuk kishte nevojë për lutje e sqarime të mëtejme. Kur dëgjon, Qerimi, shkon me ker në Vërmicë të Zhurit dhe pa i pyetur fare doganierët iu merr librat e ia bjen në Prishtinë Gani lubotenit.

Librat mi dha mua thot propfesor Ganiu.

Arësyet nuk po i shpjegoj pse Qerimi nuk hyri në hotel te profesorët e UP-së. Ishte kohë e e keqe.

Kur ia dhash librat profesori Qabejt, i erdh qehrja, e përfundoj profesor Gani Luboteni ngjarjen.
Edhe unë, këtu po e perfundoj me shpresë se së shpejti do ta vazhdoj edhe më shumë ngjarje e për shumë njerës, burra por edhe “burra” të ligj.

E pra kush mundët me i harrua këta BURRA si Halil Alidema, Qerim Gashi e Hazir Morina?