Qeveria amerikane do t’i hetoj veprimet e FBI-së, ndaj Hillary Clinton

12.01.2017 20:33:17

Një mbikëqyrës i Qeverisë amerikane ka nisur një hetim për veprimet e ndërmarra nga FBI gjatë fushatës zgjedhore presidenciale

Vendimi i drejtorit të FBI-së, James Comey’s, për të rihapur hetimet ndaj kandidates Hillary Clinton, tronditi garën për president, shkruan BBC.

Inspektori i Departamentit të Drejtësisë, Michael Horowitz, tha se do të hetoj veprimet e ndërmarra nga Comey.

Hetimet u mbyllën vetëm pak ditë para se të votohej.