Qeveria marrëveshje për Shërbime të Transportit Ajror me Anglin, Skocin dhe Irlandën

04.01.2018 16:47:22

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhje të marrëveshjes për Shërbime të Transportit Ajror në mes të Republikës së Kosovës dhe Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se kjo marrëveshje është propzuar nga Britania pas daljes së saj nga BE-ja.

“Është kërkuar që të arrihet një mareëveshje bilaterale. Përmes kësaj marrëveshje mundësohet lëvizja qytetarëve”, ka thënë Lekaj.