Qeveria britanike po shkon drejt karantinës. Pas kryeministrit Boris Jonson edhe ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock rezulton me koronavirus.
Lajmin e ka dhënë vetë ai me anë të një postimi në Twitter duke thënë se ka dalë pozitiv ndaj testit të COVID-19 por ka vetëm disa simptoma të lehta. Ai ndodhet në vetëizolim në shtëpinë e tij.
“Duke ndjekur këshillat mjekësore, pas disa simptomave të lehta shkova të bëja testin e koronavirusit, i cili doli pozitiv. Fatmirësisht simptomat e mia janë të lehta dhe jam duke punuar nga shtëpia në vetëizolim”-shkruan 42-vjeçari në Twitter ku ka postuar dhe një video.
Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson do të izolohet për shtatë ditë pasi rezultoi pozitiv në testin për Covid-19.
”Stafi në 10 Downing Street do të respektojë udhëzimet e Shëndetit Publik në Angli për kontaktin me Kryeministrin, dhe do të mbetet 2 metra larg tij nga të gjitha kohërat, në rast se ata kanë ndonjë kontakt me të”, tha një zëdhënës i Kryeministrit.