Qeveria vendos, dita e martë do të jetë ditë pushimi

23.11.2017 16:23:04

28 nëntori është ditë e shënuar në Kosovë por nuk është datë e shënuar në kalendarin e festive zyrtare.

Por kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sapo ka bërë të ditur se ai ka vendosur në bazë të Ligjit për festat zyrtare që 28 nëntori të jetë ditë pushimi.

 

Sipas tij ky vendim është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

Ky është postimi i plotë:

Duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, kam vendosur që 28 nëntorin – si Dita e Shqiptarëve – ta shpalli ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e trungut etnik shqiptar si dhe traditat e mira familjare e shoqërore.

Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.