QKUK: Pacienti pret operimin deri në tre muaj!

13.08.2017 18:30:44

Pacientët fajësojnë mjekët për vonesa të operimeve.-Veseli: Kush ka fakte të denoncojë në organet kompetente Deri në tre muaj duhet pritur për tu operuar në Kirurgjinë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare.

Mjekët ankohen se kanë mungesë të mjeteve të nevojshme për punë, e drejtuesit e QKUK-së fajësojnë Ministrinë e Shëndetësisë, se po i vonon mjetet për nevojat e kësaj qendre. Në anën tjetër në Ministrinë e Shëndetësisë, nuk japin sinjale pozitive për zgjidhje të problemit./21Media