Rakiq e quan mur mbajtës, murin që ka filluar të ndërtohet në Mitrovicë

07.12.2016 22:51:02

Kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka thënë sonte se nuk do të rrëzohet muri që është duke u ndërtuar pranë urës se Ibër në Mitrovicën veriore.

Sipas tij Ministrja e Kosovës për dialog Edita Tahiri nuk mund të vendosë se çfarë do të ndërtohet në këtë pjesë të qytetit.

Rakiq ​​tha për agjencinë serbe të lajmeve tanjug se fjala është për “murin mbajtës” dhe se Tahiri nuk do të vendosë se çfarë do të ndërtohet në pjesën veriore të Mitrovicës.

Rakiq ​​ka deklaruar se muri mbajtës, përpos “nivelimit” të rrugës Kral Petri I, do të shërbej si shëtitore, për siguri por edhe për izolim nga zhurma.

Ai ka thënë se për ndërtimin e murit janë të njoftuar përfaqësuesit e BE-së, si dhe zyrtarët në Prishtinë.

Ndërsa Edita Tahiri, sot ka thënë se “muri” në afërsi të urës së Ibrit është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe me marrëveshjen në Bruksel, sipas saj ndërtimi i tij do të ndalet dhe do të shkatërrohet.