Shërbimet sekrete kanë monitoruar bisedat e udhëtarëve gjatë fluturimeve

07.12.2016 23:07:10

Programet e shërbimeve sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë, kanë monitoruar bisedat e udhëtarëve në fluturimet komerciale të disa linjave ajrore, duke përfshirë edhe “Air France”.

Këtë informatë e ka publikuar gazeta Le Monde, në bazë të informacionit që zbuloi një ish-këshilltar i Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare, Edward Snowden.