Rama flet sot mbi Greqinë: Iku koha kur fqinji i pasur i tregon arat të varfrit

03.11.2016 09:36:15

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të flasë gjatë seancës së sotme në Kuvend lidhur me Greqinë dhe deklaratat e tij që nuk u pritën mirë atje.

Përmes një statusi në “Facebook” kreu i qeverisë ka deklaruar se “ka marrë fund koha kur fqinji pasur i tregonte arat fqinjit të varfër”.

“Nesër në kuvend do ta marrin përgjigjen time për sa kanë thënë këto ditë, fqinjët tanë të vjetër e të dashur, me të cilët duhet dhe duam të kemi marrëdhënie të shkëlqyera! E që t’i kemi të tilla, na duhet patjetër të jemi të hapur, të vërtetë e të barabarte me njëri­tjetrin! Sepse koha e fqinjit të pasur që i tregonte arat fqinjit të varfër ka marrë fund mes nesh”, deklaroi Rama. Dje, ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, u thirr nga autoritetet greke për të dhënë sqarime mbi deklaratat e fundit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe reagimeve të kryeministrit Edi Rama, shkruan gazeta Shekulli.