Tahiri e Gjuriq flasin për dialogun

03.11.2016 09:44:18

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq sot në Bejrut të Libanit do të marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar “Dialogu dhe Praktikat më të mira – 2016 Paqe, Stabilitet, Prosperitet”.

Në tryezë do të diskutohet për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ky forum është  organizuar nga Universiteti ‘Notre Dame’ si dhe lëvizja e shoqërisë civile “Iniciativa libaneze për dialog”.