Rama: Nëse Ballkani mbetet jashtë BE, fitojnë Rusia dhe islami radikal

30.11.2016 14:19:27
Albanian Prime Minister Edi Rama addresses a plenary meeting of the United Nations Sustainable Development Summit 2015 at the United Nations headquarters in Manhattan, New York September 25, 2015. REUTERS/Andrew Kelly

“Rusia dhe militantët islamikë mund të shtrijnë influencën e tyre në vendet e Ballkanit nëse vendet e këtij gadishulli mbeten jashtë Bashkimi Europian”. Kështu ka deklaruar Kryeministri shqiptare Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’, citon Reuters.

Sipas Ramës është në interesin e Bashkimit Europian të përpiqet të pranojë shtetet ballkanike në rrethin  e saj.

“Nëse duam të kemi një Bashkim Europian të qëndrueshëm dhe bashkë me të një Europë të sigurt, nuk është mirë që të ketë të çara”, tha Rama për gazetën gjermane.

“Përveç kësaj, ne nuk duhet të harrojmë se ka edhe aktorë të tjerë të tretë, të cilët po luajnë lojën e tyre dhe mund të përfitojnë në qoftë se BE-ja lë një boshllëk atje , tha ai. – Jam duke folur për Rusinë, por gjithashtu edhe për islamin radikal”, shtoi ai.

Edhe më herët diplomatët nga rajoni kanë thënë prej disa kohë se Rusia është duke u përpjekur  të rrisë ndikimin e saj në vende të tilla si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe tani edhe Shqipëria.

Rama tha se vendi i tij do të vazhdojë të ecë përpara drejt pranimit në BE, por hedh dyshime mbi aftësinë e bllokut për t’u zgjeruar me anëtarë të rinj.