Rama: Trepça është në trollin e Kosovës!Vuçiq: Unë di më shumë për Trepçën!

13.10.2016 13:22:57
Në Forumin e VI të Sigurisë në Serbi, kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë pasur një adresim të përbashkët, gjatë të cilit u prekën disa çështje që kanë të bëjnë me BE-në dhe Ballkanin, me pozicionin e palëve në rajon dhe në raport me BE-në, si dhe u shfrytëzua mundësia për të mbajtur poza të ndryshme prej polikakësh të moderuar.Duke folur për qëllimet strategjike të vendit të tij, Aleksandar Vuçiq ka thënë se “Qëllimi kryesor strategjik i qeverisë sonë është që të bëjmë gjithçka që t’i afrohemi anëtarësimit në BE. Kjo nuk është e lehtë, por unë nuk jam këtuqë të ankohem dhe të vajtoj pr fatin tonë të vështirë, por të punoj që të na jetë më mirë. Potencial kemi dhe ne mundemi të gjithë bashkë, asesi njëri-kundër të tjetrit, sepse atëherë nuk kemi asnjë gjasë”.
Kurse Edi Rama, procesin e anëtarësimit në BE e sheh si rrugë të modernizimit.”Fjala është për rrugën e moderinzmit e cila është e mundur për shoqëritë tona, dhe që mund të plotësohet gjaët procesit të kyçjes në BE, por që është më i rëndësishëm sesa vetë anëtarësimi në të” – ka thënë Edi Rama dhe ka stuar: “A do të jemi anëtarë të BE-së, dhe se a do të akzisotjë ajo kur të vjen koha për anëtarësimin tonë në të nuk është me rëndësi. Me rëndësi është moderizimi që përfundimisht të dalim nga ajo se jemi pengje të së kaluarës. Ëndrra e shqiptarëve gjithmonë ka qenë që të jenë pjesë e Evropës dhe mendoj se kemi arritur që të realizojmë reforma të cilat deri tash nuk janë realizuar. Përgjegjësia jonë si liderë është që të kujdesemi që të zgjedhim nëdrmjet së ardhmes dhe së kaluarës. Kjo është mjet i pazëvendësueshëm i modernizmit. Reformat janë gjithmonë të vështira dhe të dhimbshme, kurse populli është ai që i pari e paguan çmimin, por nëse çmimi paguhet, duhet të shkojmë gjithmonë përpara”.

Në vazhdim të adresimit të përbashkët, kryeminstri i Serbisë ka shtuar se ” Unë edhe Shqipërinë e shoh si vend i cili mund do të mund të krijojë një rritje të madhe ekonomike në të ardhmen, dhe edhe vendet tjera të rajonit, jo vetëm Serbia. Nuk duhet të na vijë turp që jemi nga Ballkani, dhe këtu është edhe gabimi ynë.”

Por Vuçiq më pastaj bëri edhe një reklamë për vete duke u kapur për idetë nacionaliste, me qëllim prezentimin e tij personal: “Idetë nacionaliste  janë në rritje dhe shumë nga ato që bëj shihen si jyrje në kandidaturën time për president, por mua kjo nuk më intereson dhe nuk do të kandidoj”.

Megjithatë, Aleksandër Vuçiq edhe pse foli për ide nacionaliste, duke e bërë vetë të moderuarin megjithatë nuk arriti të fshihte nacionalizimin që e lidhir vetëm me gjoja dashurinë për Serbinë

“Ne kemi vetëm një dashuri, dhe kjo është Serbia. Dëshirojmë marrëdhënie të mira me Rusinë, dhe këtë nuk e fshehim, por qëllimi ynë strategjik është rruga kah BE. Këtë do t’ua them edhe në Vashington ehde në Moskë, dhe kudo në botë”.

Çështja e refugjatëve ishte një nga çështjet që u përmend në këtë adresim të dy kryeminsitrave:

“Ndoshta ne nga Ballkani jemi pak naivë. Për mua kjo krizë ka qenë një nga shembujt se si Bashkimi Evropian nuk ishte Bashkimi Evropian në atë moment” – ka thënë Rama.

“Unë jam vetëm një njeri i vogël nga Ballkani, si qytetar i zakonshëm, mund të them se edhe më tej brengosem” – ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se “Kush është ai që gjithë këto do t’i bënte me VuÇiqin, Edin, boshnjakët, kroatët? Ma jepni emrin. Unë e di një, dhe ajo është Angela Merkel. Respektoj edhe liderët tjerë, por ata nuk kanë treguar interesim të mjaftueshëm për këtë regjion.”.

Në këtë adresim nuk betën pa u shprehur opinione edhe lidhur me qasjen e BE-së ndaj plaëve të ndryshme në rajonin tonë

Për Vuçiqin “BE këtu përjetohet si organizatë e cila gjithnjë bën trysni më të madhe në Serbinë. Vëretjet e tyre të mira janë të mirëseardhura, por kur bëhet fjalë për disa të këqia, Shqipëria ato i hesht. Njerëzit e shohin këtë dhe e ndjejnë. Shqipëria nuk ka probleme me integritetin e saj territorial, kurse Serbia ka. Në këtë është edhe dallimi, por nuk dëshiroj të kërkoj fajtorë. Do të vazhdojmë me procesin e dialogut në mënyrë energjike, sepse ai është një nga parakushtet themelore për përparim ekonomik të krejt rajonit.”

Edi Rama nga ana e tij, bashkëpunimin dhe komunikimin rajonal e ka parë të pashmangshëm dhe jo çështje të luksit dhe vullnetit. Ai ka thënë se “Ne jetojmë në botën në të cilën shumë gjëra anë të ndërlidhura dhe nuk e kemi atë luks që të mos flasim njëri me tjetrin, qoftë se pajothemi apo jo. Kosova është një çështje për të cilën nuk ajtohemi plotësisht, dhe kjo është e qartë. Qëndrimi im është se sa më shpejt që Serbia e njeh Kosovën, do të ishte për të gjthë më mirë. Trepça është minierë në terrotorin e Kosovës dhe i takon qytetarëve të saj. A do të vendosë mbi të ekonomia apo politika? Duket si çështje triviale, por nuk është.”

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeminstrit të Serbisë, i cili pas komplimenteve ndaj Edi Ramës shprehu reagimin e tij lidhur me Trepçën “Edi është politikan shumë më i mirë se unë. Nuk kam dashur të flas keq as për njerëzit në Prishtinë, nuk jam i tillë, Pak më tepër se ai di për Trepçën. Prshtina ka bërë gjënë m të rëndë kur është fjala për ekonominë dhe zhvillimin e Trepçës. A janë munduar që të gjejnë qoftë edhe një serbi cili do të pajtohej me të? Jo, as nuk kanë dashur të biseodjnë me serbët të cilët punojnë në Trepçë. Mua edhe më tej nuk më është e qartë pse e kanë bërë këtë. Nuk mund të analizohen të gjitha nga pikëvështrimi nacional.”

Në fund dhet thënë se moderator i panelit ishze Misha Gleniprofesor në Univeristetin Kolumbia në SHBA dhe njohës i rrethanave politike në Ballkan.

Foto: Aleksandar Jovanović
Foto: Aleksandar Jovanović
Foto: Aleksandar Jovanović

Foto: Aleksandar Jovanović

Foto: Aleksandar Jovanović
Foto: Aleksandar Jovanović

Foto: Aleksandar Jovanović

Foto: Printscreen

Foto: Aleksandar Jovanović

 

Foto: Aleksandar Jovanović
Foto: Aleksandar Jovanović