Ramosaj thotë se Deçani i ekspozohet rrezikut potencial që të preket nga COVID-19, thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

13.04.2020 09:44:33

Pavarësisht që numri i personave të prekur me coronavirus në vend ka arritur në 362, komuna e Deçanit deri më tani vazhdon të mos ketë asnjë rast të shënuar.

Mirëpo, kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se që nga dje, Deçani i ekspozohet rrezikut potencial që të preket nga ky virus.

Ramosaj përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët e Deçanit që të qëndrojnë në shtëpi këto dy javë dhe të mos dalin fare.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur të Deçanit!

Nga dita e diele 12 prill e këndej, qyteti jonë i ,,Ekspozohet” rrezikut potencial që të preket nga Pandemia COVID 19!

Shumë pikëpyetje, janë parashtruar për mua si Kryetarë i Komunës dhe Shtabit Komunal për Menaxhimin e Emergjencës Shëndetësore!

Pyetja kryesore është si të veprojmë tani e tutje.

#Të vetizolohemi?
#të vetKarantinohemi?
#të marrim masa shtesë sidomos për ndërtimtarët?
#te marrim masa shtesë që janë morale e pozitive, por që ligji nuk na i jap si kompetencë?
#të furnizohemi për dy javë e mos të dalim fare nga shtëpitë?

Unë vëllazërisht ju lutem të qëndroni në shtëpitë tuaja!

Menaxhimet e këtyre situatave nuk bëhen kështu!

Hajgaret e Qeverisë tonë janë të papranueshme në një situatë kaq Serioze!

Nëntë komuna në Karantinë, e ne kemi ende paqartësi si të veprojmë!

#ju lutem, qëndroni në familjet e juaja!