Ramush Haradinaj konfirmon takimin me Kurtin javën e ardhshme

20.05.2021 19:31:58

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të takohet gjatë javës së ardhme me kryeministrin, Albin Kurti.

Nga AAK-ja kanë konfirmuar se Haradinaj ka pranuar ftesën nga Kurti dhe se takimi do të mbahet javën e ardhshme.

Lulzim Blakaj, zëdhënës për media në AAK ka thënë se takimi do të mbahet në një orar të përshtatshëm për të dy palët.

“Kryetari Haradinaj, do të takohet me Kryeministrin Kurti, në fillim të javës tjetër në orar të dakorduar bashkërisht”, ka thënë Blakaj .

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend, Enver Hoxhaj (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK), dhe Ramush Haradinaj (AAK).

Takimet planifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.