Ramush Haradinaj: Turp për Kosovën që fëmijët të dalin të fundit në PISA

19.01.2018 14:50:00

Ramush Haradinaj ka thënë në Junik se është turp për Kosovën që fëmijët të dalin të fundit në testin PISA.

Haradinaj po ashtu tha se kjo urgjent duhet të ndryshohet, derisa u ka bërë thirrje mësuesve dhe prindërve të angazhohen në këtë çështje. Pos Junikut, numri një i ekzekutivit do ta vizitojë gjatë ditës edhe Komunën e Deçanit.