Rast tragjik në Suedi-vdes 18 vjeçari Suad H. Shkreli, nga Peja

24.03.2017 19:02:09

Një rast tragjik, ndodhur mbrëmjen e vonë të së mërkurës së 22 marsit, rreth orës 21.30, në Suedi, ka rezultuar me vrasjen e një të riu, mërgimtarit Suad H. Shkreli, nga Peja. Ky fatkeq, student, është privuar nga jeta nga persona tash për tash të panjohur. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë nga therja me thikë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Mc. Donald, nja 30 metra larg banesës së familjes Shkreli. Suadi e pësoi duke dashur t’i mbrojë shokët e tij të sulmuar. Tetëmbëdhjetë vjeçari Shkreli, siç bëhet e ditur nga burime të afërta me familjen, ishte djalë i vetëm i familjes Shkreli, respektivisht i prindërve Hajron dhe Ardiana. Jo zyrtarisht bëhet e ditur edhe për persona të tjerë të plagosur, shtetas të huaj. Jo zyrtarisht thuhet se sulmuesit, ishin shtetas të huaj, nga bota muslimane. E nga burimet e afërta me familjen e të ndjerit Shkreli, bëhet e ditur se familja Shkreli, ka migruar në Suedi që nga koha e luftës në Kosovë./  J.B.