Referendumi i vitit 1991 vendosi themelet e shtetit, të lirisë dhe demokracisë, thotë Sabri Hamiti

29.09.2016 10:54:58

Kuvendari i LDK-së, Sabri Hamiti ka kujtuar referendumin e vitit 1991, për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Këtë referendum, z. Hamiti e konsideroi themel të shtetit, të lirisë dhe të demoktacisë së Kosovës.

“Prijësi i popullit të Kosovës i zgjedhur me votën e popullit Ibrahim Rugova, udhëhoqi procesin për liri e ndodhur në vitin 1999 për të kurorëzuar me pavarësi në vitin 2008 së bashku me kontributin e  shumë gjeneratave tjera e luftën çlirimtare dhe së bashku me aleatët tanë. Ky referendum vendosi themelet e shtetit të lirisë dhe demokracisë”, ka thënë Hamiti.