Rëndohet bilanci, 9 të vdekur nga koronavirusi në Turqi

21.03.2020 09:57:31

Ka shkuar në 9 numri i viktimave nga koronavirusi në Turqi, ndërsa numri i të prekurve është rritur në 670.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, duke theksuar se në 24 orët e fundit janë testuar 3.656 të dyshuar.

”Prej tyre 311 janë pozitive. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve arriti në 670. Humbëm 5 prej të sëmurve të moshuar dhe me rezistencë të dobët. Deri më tani kemi 9 të vdekur. Të gjithë të moshuar”, u shpreh Koca.

Ministri turk bëri thirrje për mbrojtjen e të moshuarve.