Republikanët, hetime ndaj Obamës dhe Clintonit

25.10.2017 17:49:54

Republikanët në Kongres lajmëruan zhvillimin e hetimeve paralele, për një marrëveshje për uraniumin të firmosur gjatë Presidencës “Obama”, si dhe për postën elektronike të Hillary Clintonit.

Një komitet do të hetojë sesi administrata “Obama” miraroi një marrëvëshje të vitit 2010, që i jep Rusisë kontrollin e 20% të furnizimit të Shteteve të Bashkuara me uranium.

Dy panele të tjera do të shqyrtojnë vendimin e FBI-së për të mos paditur ish-Sekretaren e Shtetit për përdorimin e serverit të saj privat të postës elektronike. Demokratët i cilësuan hetimet si “diversion”, por sipas Devin Nunes, kreu republikan i Komitetit të Inteligjencës, marrëveshja për uraniumin dhe çështja e Clintonit duhen parë në detaje. Sipas komitetit, duhet zbuluar pse ish-drejtori i FBI-së James Comey vendosi të publikojë hetimin për Clinton, por jo atë për ndihmësit e Trumpt dhe Rusinë. Çështja tjetër ka të bëjë me shitjen e kompanisë kanadeze “Uranium One” te kompania ruse “Rosatom”, 7 vite më parë, në një kohë kur FBI-ja po hetonte përpjekjet e Moskës për të pasur ndikim në industrinë bërthamore amerikane përmes korrupsionit dhe zhvatjes. Dihet që Clinton ndihmoi në arritjen e paktit dhe sipas disa medieve, përfshirë “New York Times”, zyrtarë rusë i kanë dërguar fondacionit të Clintonit miliona dollarë. Sipas Devin Nunes, nëse për këtë çështje u zhvilluan hetime nga FBI dhe Departamenti i Drejtësisë, pse nuk u informua Kongresi?