RETKOCERI I PDK-SË: AHMETI S`BËRI ASGJË PËR PARANDALIMIN E NDOTJES

RETKOCERI I PDK-SË: AHMETI S`BËRI ASGJË PËR PARANDALIMIN E NDOTJES

01.02.2018 19:32:08

Leutrim Retkoceri, asambleist i PDK-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, ka folur për vendimin e Komunës së Prishtinës dhe ndalimin e automjeteve për qarkullim.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se Komuna e drejtuar nga Shpend Ahmeti gjatë qeverisjes nuk ka marrë asnjë masë parandaluese për ndotjen e ajrit.

“Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, diskutuam për ndotjen e ajrit në Prishtinë.

Fenomeni i ndotjes së ajrit është prezent tash e një kohë të gjatë në Prishtinë, ndërsa tash e 5 vite, udhëheqja komunale e Shpend Ahmetit nuk ka marr asnjë hap konkret në parandalimin e ndotjes së ajrit.

Masat e bllokimit të automjeteve është veprim i pastudiuar mirë që nuk garanton parandalimin e ndotjes së ajrit. Për më keq, ky vendim nuk është në kompetencë të Komunës. Për këtë vendim,
Ne, grupi i këshilltarëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, do të kërkojmë interpretim ligjor të këtij vendimi nga organet përgjegjëse”.