Rezultatet e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

25.10.2019 23:07:25

Po vijon numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Deri në ora 10:00 në Qendrën për Numërim dhe Rezultate janë numëruar 21 mijë e 607 vota.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vetëvendosje vazhdon të mbetet partia e parë me më së shumti vota, për VV-në janë 6 mijë e 329 vota.

Pas VV-së, radhitet Partia Demokratike e Kosovës e cila ka marrë 4 mijë e 680 vota,

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, janë 4 mijë e 255 vota. Koalicioni AAK-PSD sipas votave të numëruara deri tani ka 2 mijë e 887 vota, kurse për koalicionin NISMA-AKR-PD janë 1 mijë e 114 vota.

Procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta ka filluar gjatë ditës së djeshme.

Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150