Robert de Niro: Donald Trump është i krisur

13.08.2016 17:55:52

Aktori dhe producenti i njohur Robert De Niro është shprehur se kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Tramp është krejtësisht i krisur. De Niro tha se e ka dëgjuar me habi Trampin teksa ka folur për çështje të mprehta, të tilla si për myslimanët, meksikanët, armët apo veteranët e luftës.

De Niro theksoi se është çmenduri që njerëzit pëlqejnë Trampin dhe se ky i fundit nuk duhet të jetë aty ku është. “Është vërtetë çmenduri që njerëzit pëlqejnë Trampin. Ai nuk duhet të jetë aty ku është sot”, ka thënë De Niro, transmeton “Reuters”.

Sipas aktorit, Tramp është i çmendur, budalla dhe qesharak. Robert De Niro i bëri komentet nga Festivali i 22-t i Filmit në Sarajevë.