Teherani: Myslimanët të dënojnë Arabinë Saudite për krimet e saj

07.09.2016 11:46:11

Presidenti iranian, Hassan Rohani i kërkoi sot myslimanëve të bashkohen për të dënuar Arabinë Saudite për krimet e saj, duke bërë deklarata me një ashpërsi të paprecedentë prej më shumë se dy dekadash kundër këtij vendi.

“Vendet e rajonit dhe të botës islame duhet të koordinojnë veprimet e tyre për të zgjidhur problemet dhe të dënojnë qeverinë saudite”, deklaroi Rohani.

Kjo luftë fjalësh mes Iranit dhe Arabisë Saudite është ashpërsuar me afrimin e pelegrinazhit vjetor në Mekë, që do të fillojë të shtunën.

 

Irani dhe Arabia Saudite janë prej vitesh të angazhuar në luftëra të influencash në rajon, kryesisht në konfliktin në Jemen dhe në Siri.

Marrëdhëniet e tyre u përkeqësuan edhe më shumë që prej trazirës gjigante në Mekë ku humbën jetën rreth 2, 300 pelegrinë, mes të cilëve 464 iranianë.