Roli i Vetëvendosjes në afirmimin e platformës serbe për ndarjen e Kosovës

15.08.2018 13:36:51

Nga Rexhep Kastrati

Hashim Thaçi është vënë në fokus të kritikave për shkak se edhe publikisht, edhe zyrtarisht ka folur për shkëmbim territoresh, që kohëve të fundit e ka zbutur me një sintagmë tjetër “korrigjim kufijsh”, që në shikim të parë duket me eufemiste, por edhe për faktin se ai ka përfaqësuar dhe me të ishte identifikuar linja e Tiranës/Kretës.

Kjo linjë që doli pas takimit Nano-Milosheviq në Kretë, më 1997, pas luftës është fragmentarizuar në disa parti, me qëllim të mashtrimit të opinionit publik, dhe të fragmentarizimit të trupës zgjedhore të LDK-së në krye me presidentin Rugova.

Këtë e kam thënë gjatë tërë viteve që[ nga koha e luftës e këndej, por këtë e kam thënë në mënyrë më të fuqishme gjatë viteve 2015-2017, kur drejtimin e Qeverisë e kishte LDK, dhe kur u bënë bashkë të gjitha partitë, madje edhe korpusi medietik kundër LDK dhe e ashtuquajura shoqëri civile, e që në mënyrë agresive, deri në kufijtë e një lufte brendashiqptare, bënë gjithçka të pështirë dhe të rrezikshme për vendin.

E vërteta. ndërkaq, është se me riaktualizimin e platfromës serbe për ndarjen e Kosovës nga ana e Hashim Thaçit, nuk ka vënë në spikamë veç vazhdimësinë dhe qëllimin themelor se përse është shfaqur linja e Tiranës/Kretës, por ka vënë në spikamë edhe karakterin e vërtetë të Vetëvendosjes si pjesë e kësaj linjeje dhe rolin e saj në afirmimin e asaj platforme serbe.

Edhe gjatë viteve 2015 – 2017 kam theksuar vazhdimisht se vetëvendosje, apo sekta okulte e Albinit është për ndarjen e Kosovës, pasi që i ashtuquajturi bashkim i Kosovës me shtetin shqiptar, nuk ka qenë dhe nuk është asgjë tjetër pos formë e kamufluar e ndarjes së Kosovës.

Është kështu për faktin se në asnjë rast nuk do të mund të mbahej referendum për bashkimin e Kosovës me shtetin shqiptar pa ndryshime kushtetuese, dhe pa cenuar parimet e Badinterit, përkatësisht të Grupit të Kontakatit për Kosovën, e që paumndësojnë ndryshimin e kufijve të shteteve të dala nga ish-Jugosllavia.

Ndryshimet kushtetuese nuk do të mund të bëheshin dhe nuk mund të bëhen pa pëlqimin e serbëve dhe të palicave të tjera, e që në këtë rast, serbët do ta kushtëzonin votën e tyre pro, me të drejtën që edhe ata të mund të deklarohen për bashkim me Serbinë.

Sa u përket parimeve të Badinterit, përkatësisht të Grupit të Kontaktit për Kosovën, ato do të vinin  në siklet vetë bashkësinë ndërkombëtare, e cila, edhe pse e ndarë, sa i përket ndryshimit të kufijve të Kosovës, megjithatë i druhen nje efekti zinxhir dhe një cikli të ri të luftave dhe të gjakderdhjes.

Edhe Hashim Thaçi e ka thënë se për shkëmbim të territoreve, apo siç po shprehet ai, korrigjim kufijsh, është i gatshëm për ndryshimin e kushtetutës, pra për ta bërë atë që nënkuptonte angazhimi i Vetëvedosjes, duke marrë përsipër të shkelë edhe thelbin e kushtetutës së Kosovës, edhe parimet e Badinterit, përkatësisht të Grupit të Kontaktit për Kosovën.

Madje hashim Thaçi ka përmendur, po sikurse Albin Kurti, edhe referendumin për realizimin e ndryshimit të kufijve, përkatësisht ndarjes së Kosovës.

Është e qartë, se në këtë mënyrë po konfirmohet edhe një herë se Vetëvendosja është vetëm një fraksion brenda linjës së Tiranës/Kretës, që në mozaikun e saj përplotëson një nga elementet e saj substanciale: afirmimin e platformës serbe për ndarjen e Kosovës, që është platformë e hershme, dhe e konfirmuar edhe me Memorandumin e dytë, të vitit 2011, i hartuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë në krye me Dobrica Qosiqin dhe Lubomir Tadiqin, babain e Boris Tadiqit, i cili si pjesë të këtij memorandumi e deklaroi po më 2011 nga selia e BE-së në Bruksel, kur u pat deklaruar për një marrëveshje historike me Tiranën për të zgjidhur maosmarrëveshjet shqiptaro-serbe, si dhe me intervista e deklarata të ndryshme në shtypin botëror, kur ishte deklaruar pro bashkimit të Kosovës me shtetin shqiptar, me kusht që edhe Serbia të marrë një pjesë të saj, me pikëpamjen se nuk mund t’i fitojë dikush të gjitha, e dikush t’i humbë të gjitha.

Në këtë kontekst, duke marrë parasysh faktin se Vetëvendosje, të ashtuquajturin bashkim të Kosovës me shtetin shqiptar, sipas platformës serbe, e kishte pikë thelbësore të saj, dhe një nga arsyet thelbësore të rritjes së saj, atëherë del se roli i saj në afirmimin e platformës serbe për ndarjen e Kosovës është konsideruar të jetë detyra kryesore e saj.

Në këtë drejtim, ajo ka bërë tepër shumë, qoftë duke e manipuluar opinionin publik, qoftë edhe duke u bërë motori i angazhimeve anarkiste, të dhunshme, tribale dhe në kufijtë e terrorizmit me mundësi kalimi në luftë brendashqitare.

Në aspektin e përgjitshëm rajonal, roli i linjës së Tiranës/Kretës në përgjithësi, dhe i Vetëvendosjes, si pjesë e saj, është thelbësor në platformën serbe për ndryshimin e kufijve në rajon, përkatësisht për krijimin e Serbisë së Madhe, pasi që hapja e çështjes së kufijve ndërmjet shteteve të dala nga ish-Jugosllavia, nga ana e Kosovës, përveçse do të identidikonte atë si faktor destabiliteti dhe cenues i parimeve të Badinterit, përkatësisht të Grupit të Kontaktit për Kosovën, dhe përveçse do ta copëtomnte atë, do të legjitimonte ndarjen e Bosnjes, të Maqedonisë, por edhe me mundësi që, siç parasheh Memorandumi i dytë serb, edhe marrjen e Kninit në Kroaci.

Gjithsesi duhet theksuar se këto angazhime të linjës së Tiranës/Kretës për të prirë në procesin e  ndryshimit të kufijve në rajon, janë të kundërt me platformën e presidentit Rugova, në bazë të të cilës Kosova dhe shqiptarët duhet të presin që të tjerët të angazhohen për ndryshim kufijsh, e pastaj të realizojnë bashkimin kombëtar pa humbur territore dhe pa e marrë përsipër rolin e fajtorit historik të destabilitetit të rajonit.