Ronaldo i pandalshëm, njeriu i parë me mbi 500 mln ndjekës në rrjetet sociale

13.02.2021 13:24:58

Jo vetëm më i miri në fushë, por edhe një yll në rrjetet sociale. Cristiano Ronaldo ka arritur shifrën e 500 milionë ndjekësve në rrjetet sociale, duke u bërë njeriu i parë që kapërcen një prag të tillë.

Ylli i Juventusit ka 261 milionë ndjekës në Instagram, 147 milionë ndjekës në Facebook dhe 91 milionë ndjekës në Twitter. Edhe në YouTube, CR7 ka rreth 1 milion persona që ndjekin kanalin e tij.

Pa asnjë dyshim, Ronaldo është një makineri parash dhe tani përfiton më shumë nga imazhi se sa nga paga që merr për të luajtur në fushën e blertë.