Rrahje në Prishtinë, arrestohen katër persona

18.08.2020 12:50:44

Katër persona janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete ku si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës  19:50, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktimat kanë marr trajtim mjekësorë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit janë intervistuar dhe tre prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.