Uashingtoni shtrëngon sanksionet ndaj Huawei, Trump beson se ata kërcënojnë sigurinë e SHBA-së

18.08.2020 12:38:23

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se administrata Trump e konsideron Huawei “një degë ushtarake të Partisë Komuniste Kineze, e ngarkuar me mbikëqyrje”.

Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se po forcojnë sanksionet kundër gjigantit telekomunikues kinez Huawei, për të kufizuar qasjen e saj në teknologjinë e SHBA, tha Departamenti i Tregtisë së SHBA-së në një deklaratë.

Donald Trump e quajti grupin kinez një “spiun” në një bisedë telefonike me Fox News.

Administrata Trump akuzon Huawei që përdor bashkëpunëtorët e saj të huaj për të anashkaluar sanksionet.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se kompania është një kërcënim për sigurinë e vendit të tij për shkak të lidhjes së saj me qeverinë kineze, të cilën Huawei e mohon.

Këto sanksione të reja janë futur për të “mbrojtur sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, privatësinë e qytetarëve tanë dhe integritetin e infrastrukturës sonë 5G nga ndikimi i dëmshëm i Pekinit”, shtoi Pompei.

Uashingtoni dëshiron të parandalojë Huawei dhe furnizuesit e tjerë kinezë të kontrollojnë tregun e ri të teknologjisë dhe rrjetin 5G.

Përplasjet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara shpërthyen pas një marrëveshje historike tregtare të nënshkruar në janar që supozohej të lehtësonte tensionet.