Rrethi i parë i votimit në KB: Srgjan Kerim hyn në mesin e tre kandidatëve për Sekretar të përgjithshëm

21.07.2016 19:59:18

Kandidati nga Maqedonia për Sekretar të përgjithshëm të Kombeve të bashkuara, Srgjan Kerim, pas rrethit të parë të votimit në Këshillin për siguri të Kombeve të bashkuara ka hyrë në rrethin më të ngushtë të tre kandidatëve të parë së bashku me Antonio Gutiérrez nga Portugalia dhe Danilo Turk nga Sllovenia, ka bërë të ditur AIM.

Me numër të njëjtë të votave është kualifikuar në zgjedhjen finale edhe përfaqësuesja nga Bullgaria Irina Bokova.

Për pozitën udhëheqëse të Kombeve të bashkuara këtë vit kanë garuar 12 kandidatë, ndërsa personi i cili do të zgjidhet në funksionin e Sekretarit të përgjithshëm detyrën do ta merr në fillim të vitit të ardhshëm.