Jeta dinamike ka bërë që të hamë ushqime të cilat janë të lehta dhe të shpejta në përgatitje. Picat, tostet, hamburgerët, sufllaqet janë ushqime të cilat i kemi në menu pothuajse çdo ditë.
Por ato janë të dëmshme për shëndetin nëse konsumohen shpesh.
1-Ushqimi i shpejtë (fast-food) ju shëndoshë Studimet shëndetësore tregojnë se konsumimi i fast food-it është i lidhur ngushtë me shtimin në peshë. Gjithashtu, e rrit edhe rrezikun nga sheqeri në gjak. Kjo për shkak se e ul insulinën në trup.









































