Rreziku terrorist, 84 mijë policë në shkollat franceze

17.08.2016 23:11:52

Qeveria franceze do të angazhojë 84 mijë forca policie në shkolla për mbrojtjen e fëmijëve nga sulmet e mundshme terroriste që mund të godasin vendin transalpin.

Vendimi u mor pas një mbledhje të kabinetit të sigurisë që u drejtua nga presidenti Fransua Holond. Autoritetet franceze synojnë që numri i forcave të sigurisë në gatishmëri në të gjithë vendin të arrijë në të paktën 84 mijë.

Ministri i Brendshëm, Bernard Cazanueve, në një prononcim për media theksoi: “Sa i përket vitit të ri shkollor, vendosëm që të adoptojmë masa më të rrepta sigurie për të ruajtur studentët. Kemi si synim shtimin e patrullimeve në ambientet edukative, për të parandaluar sulmet terroriste si dhe për të qenë të gatshëm për t’u përballur me çdo situatë. Vendimin për të cilin kemi rëndë dakord do t’ia komunikoj edhe Ministrit të Arsimit më datë 24 gusht dhe do të nisim me implementimin e tyre”.

Më tej, Cazanuese tha gjithashtu për të vendosur në gatishmëri 44 mijë oficerë sigurie nga ajo të cilën presidenti e quajti gardë kombëtare si dhe 40 mijë trupa nga Ministria e Mbrojtjes. Në total, shifra e personelit që do të vendoset në gatishmëri do të arrijë në plot 84.000 persona.