“Skifterat” vjedhin turistin gjerman në Dhërmi, ja çka i kanë marrë

17.08.2016 23:43:14

Një turist gjerman, i cili ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar, ka rënë pre e hajdutëve specialistë që ‘shëtisin’ në plazhe.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës dy ditë më parë, teksa autorët i kanë marrë një celular “Samsung” A5, një kamer “Panasonik”, një tablet A2, 100 euro, një palë syze dhe dokumente personale.

Gjermani Schwanda Hennz Andreas ka bërë denoncim në polici, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve.