Vdes 48 vjeqari në një mënyrë shokuese

17.08.2016 23:50:17

Një 48­ vjeçar ka humbur jetën sot në Mirditë, pasi tentoi të çmontonte saraçineskën e tubacionit të ujit në një pusetë, ku për pasojë presioni i ujit ka shkëputur një pjesë të saraçineskës, duke e goditur në kokë.

Burime zyrtare nga policia e Lezhës bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Fran Legisi, 48 vjeç, banues në Reps­ Mirditë. Sipas policisë së Lezhës, viktima vuante nga probleme mendore.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ish­Gjeologjia e Mashterkorit në Reps­ Mirditë, në pusetën e shkarkimit të ujësjellës – kanalizime.

NJOFTIMI I POLICISË Me datë 17.08.2016, rreth orës 13:30, është njoftuar se tek vendi i quajtur Ish Gjeologjia e Mashterkorit në Reps­ Mirditë, në pusetën e shkarkimit të ujësjellës – kanalizime në Mirditë , shtetasi Fran Legisi, 48 vjeç, banues në Reps – Mirditë ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi ishte person i sëmurë mendor prej disa kohësh. Sot me një çelës hidraulik ka tentuar të çmontoj saraçineskën e tubacionit të ujit në një pusetë, ku për pasojë presioni i ujit ka shkëputur një pjesë të saraçineskës duke e goditur në pjesën e kokës dhe fatkeqësisht ka humbur jetën