Rrëzohet aeroplani i ushtrisë greke, zhduket piloti

28.08.2018 10:02:20

Një avion ushtarak grek është rrëzuar mëngjesin e kësaj të marte në zonën mes Tripolit dhe Spartës në Peloponez.
Avioni ishte me mision stërvitor, në kohën që u rrëzua rreth orës 8:50. Pas katapultimit nga avioni, bashkëpiloti u gjet gjallë, ndërkohë që po kërkohet për të gjetur drejtuesin e tij.

Avioni ishte i tipit “T-2 Buckeye”, një nga më të vjetrit e Forcave Ajrore greke, me të cilin dy trajnerët po kryenin një fluturim stërvitor. Që të dy ata thuhet ta kenë braktisur avionin para përplasjes.

Bashkëpiloti është identifikuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, në Spitalin e Kalamatës, ndërsa kërkimet po vijojnë për gjetjen e komandantit në rolin e pilotit kryesor.