Rrëzohet aeroplani luftarak në Kubë, 10 të vdekur

30.04.2017 10:30:48

Një aeroplan luftarak është rrëzuar në perëndimin malor të Kubës, duke vrarë të gjithë tetë personat në bord.

Në një komunikatë, ushtria kubane njoftoi se aeroplani dymotorësh “Antonov AN-26” u rrëzua në provincën Artemisa, gjatë një fluturimi prej Playa Baracoa, jashtë kryeqytetit Havana.

Shkaktari i rrëzimit të aeroplanit është i paqartë, ndërsa një hetim ka nisur ndaj incidentit.

Thuhet se lokacioni i aksidentit është Loma de la Pimienta, rreth 80 kilometra në perëndim të Havanës.

“Tetë anëtarët e personelit në bord, përfshirë dhe ekuipazhin vdiqën,” ka thënë ushtria kubane në një komunikatë.