Rritet numri i të vdekurëve në Nju Jork

Rritet numri i të vdekurëve në Nju Jork

31.10.2017 22:20:34

Siç raportojnë mediat nga Nju Jorku, një burrë pasi ngau kamionin në turmën e njerëzve, doli nga mjeti, por është arrestuar nga oficerët e policisë.

Policia u bëri thirrje qyetarëve të shmangin zonën, pasi një operacion i madh i shërbimeve të emergjencave janë nisur për aty.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut dhe guvernatori, janë në vendin e ngjarjes. Mediat amerikane po e quajnë incidentin një sulm terrorist.

Një dëshmitar okular, i identifikuar si “Eugene”, tha për ABC Channel 7, se ai pa një kamion të bardhë që shkonte shpejt në rrugën përgjatë autostradës “West Side” pranë Shkollës së Lartë “Stuyvesant”, me shpejtësi të plotë dhe goditi një numër njerëzish, ndërsa pastaj dëgjoi rreth 10 të shtëna.