Rrjedhin konceptet e para, ky do të jetë iPhone 8

18.10.2016 12:42:53

Është bërë një muaj prej kur Apple ka lansuar smartfonët e saj iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, por ende pa përfunduar mirë prezantimi i tyre, kanë filluar thashethemet në lidhje me iPhone 8, smartfonin e ardhshem nga Apple.

Duke e krahasuar me iPhone 6 dhe paraardhësit e tjerë të tij, iPhone 7 ka pasur më pak shitje për intervale të njejta kohore dhe kjo mund të jetë për arsye të përhapjes së shpejtë të thashethemeve për iPhone 8.

Ditë më parë – kemi lexuar deklaratën e blogerit të njohur Jim Lynch në lidhje iPhone 7 dhe iPhone 8, i cili thotë se iPhone 8 do të jetë shumë më i mirë sesa iPhone 7.

Ndërkohë, kanë rrjedhur edhe disa koncepte se si do të duket iPhone 8 i cili pritet të del në treg brenda dy viteve të ardhshme.

iphone8-concept1 iphone8-drake