Rusia akuzon Ukrainën për përpjekje sulmesh në Krime

10.08.2016 17:11:41

Rusia ka akuzuar Ukrainën se po përpiqet të kryejë sulme të armatosura në Krime – territori i konfiskuar dhe aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Agjencia e inteligjencës FSB tha se gjatë fundjavës  një ushtar rus dhe një punonjës i FSB-së janë vrarë në përleshje me forcat speciale të Ukrainës.

Ata thonë se kishin gjetur bomba, municion dhe mina në zonën ku “sulmet terroriste” ishin prishur.

Ukraina i ka hedhur poshtë akuzat.

“Ky informacion është fallco,” tha një zëdhënës i mbrojtjes së inteligjencës së Ukraninës.